Babai i vogëlushit 8-vjeçar që u vrà në Fier i rrëqeth të gjithë: Le të vdes, vetëm ta shikoj një herë!

Babai i vogëlushit Mateo Vasiu, Ligori i ka përlotur të gjithë me thirrjet e tija dëshpëruese para Gjykatës së Fierit.

Advertisements

Teksa lotët në sy i janë tharë, ai shpreh pengun e madh që i ka ngelur, të shikojë edhe një herë djalin e tij 8-vjeçar që iu v ra pabesisht nga Klodian Çalamani.

“Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është” shprehet ai para kamerave.

Advertisements

Me tej babai i Mateo Vasiut, është shprehur se fëmija i tij i ndjerë i kishte blerë bukën dhe ja kishte çuar në shtëpi, autorit por edhe kjo nuk e kishte ndalur të kryente krimin makabër.

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta lojtari i njohur
Artikulli tjetërLumë reagimesh për ngjarjen që tronditi Fierin, por ministrja për fëmijët, Bora Muzhaqi shtang me reagimin e saj: Nuk kam kohë të flas