“E vrava! Ç’të bëj, më shau”/ Gazetarja zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, flet për dëshminë e autorit

Një fëmijë 8-vjeçar, krejtësisht i pafajshëm, ka munguar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkollë. Mateo Vasiu duhej të ulej në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalameni i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar akoma.

Advertisements

Ky ishte fati i keq i një engjëlli të vogël, por që fatkeqësisht jetonte në të njëjtën lagje me vrasësin e tij, Klodian Çalamani, i cili i mori jetën duke e go ditur pas koke e më pas e ka groposur pas shtëpisë së tij.

Advertisements

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e prekur nga ngjarja ma kabre, ka treguar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ detaje nga dita e ngjarjes së rëndë që tr onditi mbarë opinion publik.

Ajo u shpreh se pamjet në kamerat e sigurisë, që janë siguruar ekskluzivisht nga gazetarja, kanë qenë të orës 11:00 të ditës së djeshme, pamje që erdhën edhe në ndihmë të policisë.

Ka qenë vëllai i Mateos, i cili lajmëroi të ëmën se Mateo nuk gjendej gjëkundi dhe më pas nëna e viktimës ka bërë denoncimin në polici, ndërsa këta të fundit kanë nisur menjëherë punën!

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori ka qenë fakti se autori ka shfaqur të njëjtin ‘interes’ si gjithë banorët e tjerë të fshatit për të gjetur djalin, ndërsa ndodhej nën efektin e alkoolit.

Anila Hoxha: Kamera e sigurisë është në orën 11 të ditës së ditshme, në 14 e 30 njoftohet nga i biri që Mateo nuk ishte në shtëpi, ajo njofton policinë, këto janë të dhënat zyrtare të policisë, policia reagon menjëherë dhe zbarkon në fshat. Nisin kontrollet, dhe mes tyre ishte në gjendje të alkoolizuar është shfaqur njësoj i interesuar për gjetjen e Mateos si gjithë të tjerët (referuar autorit të krimit). Mateo ra në kurthin e Çalamanit.

Në dëshminë e tij, Çalamni ka qenë tërësisht i ftohtë, ndërsa fjalët e tij të vetme kanë qenë ‘çfarë të bëj unë, më shau”.

Anila Hoxha: Po kështu e përshkruajnë, “U bë kjo, dënim me vde kje nuk ka, çfarë të bëj unë, më shau”, kjo ka qenë gjithë deklarata e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, e enjte 18 nëntor 2021
Artikulli tjetërPyetja që po bën xhiron e rrjetit pas krimit makabër në Fier/ Të kthehet dënimi me vdekje apo jo?