Burri shqiptar lë shtatzanë vajzën 19-vjeçare, babai i saj shkon në punë për t’i marrë jetën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në komunën Korridonia në Itali, ku një shtetasi shqiptar i është rrezikuar jeta teksa ndodhej në punë.

Advertisements

Mediat italiane shkruajnë se një 49-vjeçar me origjinë maqedonase, zbuloi se vajza e tij kishte mbetur shtatzanë me një burrë shqiptar, i cili ishte shumë vite më i madh se ajo.

49-vjeçari mori një sëpatë dhe shkoi të gjente shqiptarin, i cili punonte në një kompani këpucësh.

Advertisements

Ai u paraqit para fabrikës së këpucëve me sëpatë në dorë duke kër cënuar se do ta përdorte kundër shqiptarit.

I ndodhur përballë kësaj situate, pronari i fabrikës lajmëroi karabinierët, të cilët bënë të mundur kapjen e maqedonasit, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Policia i sekuestroi babait të 19-vjeçares një sëpatë rreth 70 centimetra të gjatë, të cilën e kishte blerë pak orë më parë. Gjithashtu maqedonasit iu sekuestruan edhe 5 thika të mëdha kuzhine, të cilat u gjetën në shtëpinë e tij.

49-vjeçari akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pëson keq Andin Lokaj, ofendoi rëndë shqiptarët pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, e enjte 18 nëntor 2021