Një tërmet ka lëkundur Turqinë veriore ditën e sotme në orën 15:40 (ora lokale). Raportohet për një tërmet me magnitudë 5.3 shkalla Rihter, që u ndje deri në Stamboll.
Advertisements
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) thotë se pas tërmetit të parë është ndjerë dhe një i dytë me magnitudë 4.3 shkalla Rihter, rreth 17 minuta më vonë. Sipas, AFAD, thellësia e tërmeteve ka qenë 18 km.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soyla, pas tërmetit doli në një deklaratë për media dhe tha se nuk janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.
Advertisements
Kujtojmë se më 12 nëntor të vitit 1999 Turqia është lëkundur nga një tërmet i fortë që vrau 710 njerëz në këtë krahinë të Detit të Zi.
Turqia është një vend i prirur ndaj tërmeteve dhe vetëm vitin e kaluar, AFAD regjistroi më shumë se 33,000 tërmete, përfshirë 322 me një magnitudë të regjistruar nga 4.0 e lart
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!