“Tmerr në Shqipëri”/ Ngjarja e rëndë në Fier merr vëmendjen e mediave të huaja, ja çfarë shkruajnë

Vr asja e 8-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit që tr onditi mbarë opinionin shqiptar, ka marrë vëmendjen e mediave greke.

Advertisements

“Tme rr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vr itet më lopatë nga fqinji’, nis kështu shkrimi në protothema.gr e cila më tej vijon me detajet e rënda të këtij kr imi mak abër që tro nditi mbrëmjen e së martës vendin.

Ndërsa kanë nxjerrë edhe foton autorit të vrasjes, 38-vjeçarit Klodian Çalamani, foto e publikuar nga Policia e Shtetit pas arrestimit, trajtohet dinamika e këtij krimi.

Advertisements

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli të qarkut të Fierit dhe ka tro nditur opinionin publik në Shqipëri. Detajet dhe fotoja e tij janë publikuar në mediat shqiptare. Kur 8-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi, nëna e tij ka denoncuar zhdukjen në policinë e Fierit, e cila më pas ka nisur hetimet.

Dëshmitë e banorëve të fshatit, tregojnë se e kanë parë së bashku me autorin. Këto dëshmi kanë qenë vendimtare për zbardhjen e situatës, por në pamundësi për të arritur për të shpëtuar jetën e vogëlushit.

8-vjeçari u gjet i pajetë, i zhytur nën baltë në oborrin e shtëpisë së autorit. Sipas të dhënave të bëra të ditura autori e ka rr ëmbyer dhe më pas e ka vr arë duke e go ditur me lopatë në kokë. Autori 38-vjeçar është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ka rr ëmbyer djalin tetë vjeçar , e ka çuar në shtëpi dhe pas orësh e ka vr arë dhe e ka va rrosur në një gropë baltë.

Va rrimi i 8-vjeçarit është bërë sot në Grecalle të Fierit. Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi që të vendoset drejtësia dhe autori të marrë dënimin e merituar”, shkruhet në median greke.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Gjendet i pajetë juristi brenda zyrës në Kryeqytet, policia nis hetimet
Artikulli tjetërSherr për një pacient, ‘plas’ mes kryeinfermierit dhe mjekut në Spitalin e Traumës