Një trup është gjetur pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës.
Advertisements
Bëhet fjalë për E.D, i cili është gjetur brenda një zyreje në lagjen “Ulpiana”. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Advertisements
Sipas njoftimit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!