Moti nis me kthjellime në mëngjes, por ja si pritet të vazhdojë gjatë ditës, parashikohen ulje temperaturash

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Advertisements

Sipas MetoAlb, në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

Advertisements

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pasuria nga babai që ka punuar në Greqi”/ Video me “mafia” e modeling në zyrë, gjyqtarja e “Tik Tok-ut” në vetting
Artikulli tjetërNë kërkim të dashurisë: Ja 9 vajzat konkurrente në ‘Love Story 2’(Foto)