Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë Lushnjë.
Advertisements
Një automjet tip ‘Volswagen’ ka përplasur një 84-vjeçar, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Advertisements
Ndërkaq, është shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!