DPSHTRR del me njoftimin e rëndësishëm që hyn menjëherë në fuqi për patentat, ja çfarë ndodh nga muaji dhjetor

Shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor.

Advertisements

DPSHTRR njofton se nga muaji dhjetor do të informojë shoferët, përmes një broshure që do të publikohet ‘online’ , mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, qytetarit do t’i listohen gjobat që ka marrë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertisements

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin, sipas të dhënave të DPSHTRR dhe ky proces është i nevojshëm për të rritur sigurinë në rrugë, teksa shtohen me shpejtësi përdoruesit e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdizen ‘gjakrat’ në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, Iliri përplaset keq me Fifin
Artikulli tjetërHistorike! Këngëtari shqiptar merr çmimin e madh në “MTV Europe Music Awards”