Dy tërmete brenda 90 sekondave godasin këtë shtet, humb jetën edhe një 22-vjeçar

Brenda 90 sekondave dy tërmete të fuqishëm goditën dje jugun e Iranit, duke vr arë edhe një 22-vjeçar.

Advertisements

Tërmetet e magnitudës 6.4 dhe 6.3 goditën në një thellësi prej 15 km në provincën e Hormozgan, sipas Qendrës Sizmiologjike të Iranit. Epiqendra është pranë qytetit bregdetar Bandar Abbas ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Një 22-vjeçar v diq pasi një shtyllë elektrike u rrëzua sipër tij, ndërsa ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet.

Advertisements

Pamjet tregojnë kamionë të ndaluar në rrugë që shkunden nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se tërmeti po sheshonte dhe malet.

Në një pozicion gjeografik midis pllakave tektonike, Irani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Tërmeti më shkatërrues i Iranit ishte në vitin 1990 me magnitudë 7.4 duke v rarë mbi 40 mijë njerëz në veri të vendit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë rejat nga këmbimi valutor/ Mësoni me sa këmbëhen monedhat e huaja sot
Artikulli tjetërNdizen ‘gjakrat’ në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, Iliri përplaset keq me Fifin