Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe temperatura deri në 22 gradë C

vVendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 14°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 14 nëntor 2021
Artikulli tjetërDetaje nga atentati në Astir/ Erigers Mihasi ishte në përgjim nga Prokuroria, dyshohej i përfshirë në vrasjen e ish-policit