Ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO”, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, pas një operacioni financiar ku janë sekuestruar më shumë se 18 milionë euro. Këto para janë bllokuar nga SPAK pasi do të pastroheshin në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë, dhe më pas në shtete të tjera.
Advertisements
Në pranga kanë rënë dy njerëzit e besuar të Rezart Taçit në Shqipëri, të cilët edhe sipas Prokurorisë Speciale janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”. Të arrestuar janë Artur Balla, i cili ka dhe lidhje familjare me Taçin, dhe bodigardi i tij, Bledar Lilo.
Nërkohë, të përfshirë në këtë skemë të madhe mashtrimi janë edhe tre italian dhe një zviceran.
Advertisements
Edhe pse vetë Rezart Taçi ka reaguar dje nga arratia duke folur në disa media, dokumentet që ka drejtësia për të janë voluminoze dhe përfshijnë dhjetëra përgjime dhe biseda të zhvilluara mes tij dhe shtetasve italianë, të cilët janë kontabilist e biznesmenë. Një prej tyre është Francesco Zummo, i hetuar në Itali për lidhje me Cosa Nostran.
Në dosjen e prokurorisë italiane të siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu, dalin edhe përgjime telefonike mes një prej të pandehurëve dhe biznesmenit Rezart Taçi për transferimin e fshehtë të parave.
Mëngjesin e 28 maj 2021, teksa ndodhej në autoveturën e tij, Danielle Cestagalli fliste në telefon me Rezart Taçin, duke i treguar detaje nga operacioni financiar i lidhur me Francesco Zummo-n, i cili ka pasur një sërë komplikacionesh lidhur me sektorin imobiliar me bllok kapitali.
Këto kapitale mbahen nga fondacionet në Lihteshtejn dhe banka i ka komunikuar Zummo-s që, sapo Daniele të japë dritën jeshile, do të spostojë fondet në llogarinë personale të Zummo-s. Kjo, në mënyrë që ai nga kjo llogari të mund të bëjë menjëherë transferimin. Daniele thekson së bëhet fjalë për diçka serioze, por që sigurisht ka probleme për sa kohë banka e Lihteshtejnit mund të vihet në kontakt me bankën në Itali, duke nxjerrë kështu të palarat.
Më pas, Cestagalli, në të njëjtin rast, informonte bashkëbiseduesin e tij Rezart Taçi, që të jepte dhe ai ndihmën e tij duke hapur një llogari të tretë bankare, për ta përdorur për të paguar ndërmjetësit e tyre.
Cestagalli: “…mbrëmë isha me atë avokatin e tij, që e ka emrin Fabio Petruzzella (…). …z.Zummo kërkon që t’i transferojë të gjitha dhe të çlirohet një herë e mirë, dhe më pas të bëjë një xhiro në llogarinë e avokatit të tij. Në këtë mënyrë ai merr këto fonde….dhe… i dërgon menjëherë në llogarinë e këtij avokatit, këtij Fabios. Do ishte më e lehtë të hapeshin bashkarisht, dhe kështu operimi kryehet menjëherë…pjesa tjetër Amen.
Ndërsa ajo që do të thosha tjetër vëlla, është se kam nevojë që ata të tutë të më hapin një llogari…por çështja është delikate se duhet të njohësh njerëz…..kjo është arsyeja që .. (…) dhe prandaj doja të të shihja që të flisja edhe me shifra. Dhe po të them që bëhet fjalë për çështje serioze, kështu që duhet bërë shpejt, mundësisht të mërkurën, u kuptuam?, ok flasim më vonë Rezart”.
Ndërsa në bisedimet e kryera më 15 qershor 2021, udhëtimi i Zummo dhe Petruzzella drejt Shqipërisë zbulon detaje që për të kryer transferimin me sukses, iu kërkuan favore personazheve të njohur.
Gjithashtu mësohet se Rezart Taçi kishte ndërhyrë edhe tek Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Këtë të fundit e përdori për të kaluar nga “banka e Presidentit”, i cili do të merrte edhe ai shumën e vet të parave sapo transferimi të kryhej.
Në orën 20:03 tjetër telefonatë ndërmjet Danieles dhe Rezartit, zëri i të cilit nuk dëgjohet mirë.
Daniele: …Perfekt, perfekt…pra ke vendosur që ta hapim atje?…..mirë….Po si do ja bëjmë për kalimin…më ço pak emrin, s’po i them gjë atyre deri nesër, por pastaj ia bëjmë surprizë…shkojmë te Presidenti dhe pikë, shumë mirë.
Në orën 20:06, Daniele i përgjigjet telefonatës së 11 me Rezartin, të cilit përsëri nuk i dëgjohet zëri, por ai thotë se kërkon t’i rrëfejë diçka të cilën nuk duhet ta flasë me askënd, e aq më pak me Fabion, të cilit kërkon t’ia thotë të nesërmen kur të jetë e sigurtë.
Daniele : …tani isha në telefon me të për të organizuar një takim….e enjte, pasdite…do vijnë në Tiranë…ja pse nuk të përgjigjesha, më mori Presidenti i Bosnj…jo më fal, i Malit të Zi. Do e hapë llogarinë nga …
Në një telefonatë tjetër të kryer mes Cestagalli-t dhe Petruzzella-s, del favori që mund t’i bëjë biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, me kompaninë e tij.
Cestagalli: …hej, për atë që folëm qëparë për kompaninë e naftës së Rezartit, të vjen në ndihmë menjëherë. Kështu që mund ta përdorësh edhe këtë kartë, se do jetë më kollaj për ty. Se në fakt nuk e mendoja që do më jepte Ok, por më tha “nëse të duhet, atëherë dakord”, kështu që mund të mbështetesh te kompania e tij e naftës, për transferimin në Singapor.
Në këtë pikë, Cestagalli, informon Rezart Taçin për suksesin e telefonatës së mëparshme.
Cestagalli: “…të falënderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur, dhe të falënderon, këtë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”.
SPAK në Tiranë zbuloi se shuma prej 18.399.996 ishte transferuar në llogarinë shqiptare të Francesco Zummo-s më 28 korrik 2021. (Jepet edhe kodi bankar IBAN CH05007641963422002).
Fabio Petruzzella, akuzohet për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, për veprime në organizatën e “Cosa Nostra-s”, në lidhje me shumën 22.340.285 euro. Kjo shumë është marrë nga banka “Banca dello Stato” me emrin e Francesco Zummo, për llogari të organizatës mafioze – që konsiston në blerjen e një obligacioni argjentinas për 4 milionë euro, në monetizimin e dy fondeve mirëbesimi të ndodhura në Lihtenshtejn për 18.399.966 euro. Kjo bëhej për spostimin e sasisë së fundit të parave, përmes bankës së lartpërmendur “Banca dello Stato”, në një llogari në zotërim të Francesco Zummo në Shqipëri.
“Në hetimet e kryera deri në këtë pikë, bëhet fjalë për transferimin e shumës së parave që sipas përgjimeve, del të jenë 23 mln euro, dhe depozitimin në llogari të Francesco Zummo. Ky transferim është bërë objekt i një sërë manovrash financiare duke shmangur detyrimet ligjore,” shkruhet në dokumente.
Petruzzella, i cili prezantohet si avokat i Zummo-s, por që vepron në llogari të të moshuarit Daniele Cestagalli, ndërmjetësit zviceran me origjinë italiane dhe biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi. Këta të fundit ranë dakord për një komision prej 4 milionë eurosh. Kjo shifër do merrej për të lehtësuar kalimin e fshehtë të shumës së madhe të parave. Shuma 4 milionë euro dyshohet se është përqindja që Taçi do të merrte për ndihmën e ofruar italianëve.
Menjëherë pas këtyre veprimeve, ata vazhduan me hapjen e dy llogarive në Tiranë, një në emër të Zummo-s dhe një tjetër në emër të Petruzella, e kështu në një kohë të shkurtër, ata urdhëruan, nga llogaria në Ticino, transferimin e parave drejt llogarisë shqiptare.
Në planin e tyre ishte kalimi i parave të depozituara për komercialistin palermitan në Shqipëri, drejt Singaporit ose Hong Kongut, përsëri përmes kompanisë së naftës së Rezart Taçit. Por këto transferta u gjurmuan nga SPAK dhe Prokuroria e Palermos dhe u bë bllokimi i parave në bankën e nivelit të dytë në Shqipëri.
Newsbomb.al, nisur nga të dhënat e publikuara nga media italiane, zbardh emrat e gjithë personave të përfshirë në këtë skemë të madhe të pastrimit të parave, shqiptarë dhe italianë, të cilët janë si më poshtë:
Rezart Taçi – I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është konfirmuar se ndodhet jashtë Shqipërisë
Artur Balla – I arrestuar, njeri i besuar dhe familjarë i Rezart Taçit
Bledar Lilo – I arrestuar, truproja i Rezart Taçit. (Bashkë me Ballën vepronin në emër të Taçit)
Francesco Zummo – Në arrest shtëpie në Itali, i përfshirë në këtë skemë mashtrimi
Ignazio Zummo – Djali i biznesmenit 90 vjeçar, gjithashtu i dyshuar si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash
Fabio Petruzzella – I arrestuar në Itali, kontabilisti që dërgoi 19 milionë eurot në Shqipëri
Daniele Castagalli – Shtetas italo-zviceran, nën hetim si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash. Newsbomb.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!