Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për dhunën në familje do gjykohen së bashku. Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeçe. Ata u grindën aq shumë me njëri-tjetrin për ushqimin, sa më pas u goditën me ç’të mundnin, ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive.
Advertisements
Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S., ndërsa sherri ndodhi pasi bashkëshorti u kthye në banesë.
‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.
Advertisements
Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin, ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj, përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës, derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi, mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata, përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci, kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.
Por gjykata civile thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhunuarit. Ndërsa dhuna vijon të jetë në rritje , sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend në rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!