Lajmi fundit/ MSH publikon të dhënat, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë

Njëmbëdhjetë raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,719 mostrave.

Advertisements

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 26 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 447. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Deri më tash, mbi 742,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër koronavirusit për vaksinimin edhe të qytetarëve jokosovarë.

Ministria përsëriti thirrjen për vaksinim në cilëndo qendër vaksinimi në Kosovë. Kosova, aktualisht, ka shkallën më të ulët të infeksionit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, pozitiviteti i rasteve në Kosovë është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është mbi 22 për qind.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet lidhja e fshehtë e Morena Tarakut/ Kush është këngëtari i njohur, i sapodivorcuar nga bashkëshortja dhe baba i dy fëmijëve (FOTO)
Artikulli tjetërAksident i katërfishtë në Vlorë, ka të dëmtuar (pamje)