Morena Taraku raportohet se ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini.
Advertisements
Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Fatoş Yelliler, gati 11 vite pas martesës, mediat turke shkruajnë se 43-vjeçari ka nisur një histori dashurie me artistin shqiptare, të cilën e ka edhe fqinje.
Advertisements
“Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”, mësohet se u ka thënë këngëtari miqve të tij.
Mësohet se Morena Taraku ka organizuar festën e ditëlindjes së artistit Berdan Mardini.
Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk ka postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, dhe as s’kanë bërë dedikime.
Kujtojmë që Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.
Nuk dihet ende se kur ka nisur lidhja e tyre, por Berdan Mardini është ndarë nga bashkëshortja, me të cilën u martua në vitin 2010, në mars të këtij viti.
Mësohet se ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!