Mëngjesin e ditës së sotme, konkurrenti Igli Zarka la përfundimisht shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ për arsye shëndetësore.
Advertisements
Me të marrë lajmin banorët janë shqetësuar, e madje disa prej tyre kanë shpërthyer në lot.
Por, në zarfin e ardhur në shtëpi, e që u lexua nga Semi, u bë e ditur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por që ka nevojë për kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai apo dikush nga stafi i tij kanë falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë ndaj tij, duke publikuar edhe një poezi që ai e kishte ndarë vite më parë, e që flet për frikën e përballjes me të ardhmen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!