Gruaja shqiptare shkatërroi organizatën e pro*titucionit, e zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga shteti italian vendos të hidhet nga ura

Një 47-vjeçare që bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për pro stitucion, është vetëvr arë, duke u hedhur nga ura.

Advertisements

Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe. Ajo u rrëmbye dhe më pas u përdhunua dhe u shfrytëzua për vite të tëra si vi ktimë e pro stitucionit në Itali.

Shtetësja shqiptare, Adelina Sejdini kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin vetëv rasës.

Advertisements

Disa ditë më parë, ajo tentoi të vriste veten, duke u djegur me benzinë para Ministrisë së Brendshme, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë, ndërsa mori plagë të rënda trupore. Madje, ajo ishte përpjekur të fliste me presidentin Italian, Sergio Mattarella, pasi me marrjen e statusit të refugjatit, shpresonte të blinte një apartament në Itali.

Më herët ajo ishte shprehur se shteti italian i kishte premtuar mbrojtje kur denoncoi tutorët, por kjo nuk ndodhi.

“Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje. Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam lu ftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.

Kohët e fundit, Adelina Sejdini ishte diagnostikuar me kancer, por pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, nuk i ndali përpjekjet, duke shkuar shpesh në Romë.

E ndjera vendosi t’i japë fund jo vetëm këtyre përpjekjeve, por dhe jetës së saj, duke u hedhur nga një urë hekurudhore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pazankontë/ Kostum e kollare dhe me këmbët e futura në ujë, ministri mban fjalimin në formën më të çuditshme (FOTO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Rëndohet situata e Covid në Shqipëri, humbin jetën 11 persona! MSH nxjerr njoftimin