Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur mesditën e sotme, duke sjellë një krizë rezultatesh te skuadra shkodrane.
Advertisements
Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t’i bërë vend Ardit Hoxhajt. Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari që në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.
Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë duke goditur me shkelm termusin në pankinën e skuadrës së tij. Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t’i kushtonte shtrenjtë.
Advertisements
Menjëherë, sulmuesi iu drejtua dhomave të zhveshjes teksa në fytyrën e tij shikohej një tymnajë e vërtetë. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç u shpreh se “bota nuk rrotullohet rreth Latifit” duke dëshmuar që situata në kampin shkodran nuk është e qetë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!