Mediat shtetërore turke u përpoqën që me një video të davarisnin të gjithë thashethemnajën mbi shëndetin e Rexhep Tajip Erdoganit.
Advertisements
Ato publikuan pamje filmike ku kreu i shtetit, i përfolur këto kohë për probleme shëndetësore, shihet duke luajtur basketboll me një grup të rinjsh gjatë përurimit të një parku të ri në Stamboll.
Erdogan i këshilloi që të bëjnë sport të paktën tre herë në javë, duke e cilësuar atë si mjaft të rëndësishëm për shëndetin.
Advertisements
Disa ditë më parë, autoritetet turke nisën procedura ligjore ndaj 30 personave që përhapën në Twitter lajmin e rremë se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë.
Hashtagu i përdorur prej tyre u kthye në temë dite në mediat sociale në Turqi.
Personat e vendosur nën hetim përballen me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme me përmbajtje manipuluese dhe fyerjen e presidentit.
Spekulimet mbi shëndetin e kreut 67 vjeçar të shtetit turk u ushqyen edhe nga video ku ai dukej sikur mezi qëndronte në këmbë dhe kishte vështirësi në ecje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!