Moderatori Hermes Nikaj, apo i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’, i cili u dënua për “prostitucion” ka rrëfyer në emisionin ‘Rrugëtim me Anilën” në News24 se ka dëshirë të shkruajë një libër për persona të njohur të ekranit, si për meshkujt edhe për femrat.
Advertisements
hermes-nikaj-2
“…Për femrat etlitë të pasqyrohen në një libër të vetëm, tani mendoj ta bëj për çunat se më thonë na ke lënë pas dore mor burrë, ankohen shumë”, tha Hermes.
Advertisements
Pyetje: Do i përzgjidhje edhe 10 meshkuj të jenë pjesë e një libri?
Hermes: 10 meshkuj po.
Pyetje: Kush do ishin?
Hermes: Aldo i pari, Sokol Balla, nuk është se kam vendosur akoma por do përzgjedh këto më pikantët.
Duke folur për arrestimin dhe dënimin e tij nga gjykata, Nikaj tha se jeta ka shumë surpriza por e rëndësishme për të është të gjejë forcën për t’u ringritur.
“Jeta ka shumë surpriza, i drejti zhytet por kurrë nuk mbytet. Kryesorja është t’ja nisësh nga e para me buzëqeshje me dashuri, kryesorja është ta gjesh forcën për të buzëqeshur, për ta rinisur. Kurrë s’jam marrë me asgjë të jashtëligjshme.
Jeta ka shumë surpriza, qëllon që të jesh me njerëz të gabuar në situata të gabuara, nejse cfarë iku iku, unë punët me drejtësinë i kam mbyllur me sukses.
Jeta i tregoi njerëzit se kush janë se kush të do vërtet, ndonjëherë sikur të kap edhe syri i keq kur ke kapur shumë gjëra, kur ke kap shumë famë.
Në fakt miqtë e vërtetë mbetën, ata hipokritë ikën, se kur je i famshëm ke pozicion të gjithë të duan, ama shifet në një moment të vështirë, kush të bën një telefonatë kush të sjell dy ushqime”, tha “Zogu i Tiranës“.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!