Flet babai i vëllezërve Kovaçi: Nuk dija asgje çfarë ndodhi, vetëm mora djalin e vdekur nga spitali

Baba i dy vëllezërve, Florenc Kovaçi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës dhe Mikel Kovaçi, i cili mbeti i pla gosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ka folur ekskluzivisht për ‘Shqipëria Live’.

Advertisements

Gjyshja e autorit që që lloi me thi kë për vde kje Florenc Kovaçin në Elbasan, ndërsa tjetrin e pla gosi, teksa foli për ‘Shqipëria Live’ nuk shfaqi pendesë për krimin e rëndë. Në lidhje me këto deklarata, babai i dy djemve u shpreh se tashmë ata mund të thonë çtë duan pasi asgjë nuk mund ta kthejë djalin e tij në jetë.

“Nuk është e vërtetë, ta jap me bindje të plotë dhe jetë. Ata mund të bëjnë çfarë të duan edhe të më akuzojnë tani që djali im ka humbur jetën. Ishalla ti japi zoti jetë dhe të flisni me djalin (Mikelin). Ju lutem se prandaj kemi drejtësi. Nuk është e vërtetë kështu si flisni. Në radhë të parë djalin e kam shumë punëtorë, në këtë moshë që është sot. Do i merrni të dhënat”.

Advertisements

Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak për kr imin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, tha se është përdorur për shpërndarjen e lëndës nar kotike për 1 vit e gjysmë dhe deklaroi se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.

Pas këtyre deklaratave të forta të bëra nga vajza, i ati i dy djemve thotë se djali i ka thënë se ata kanë qenë thjesht miq shkolle, por nuk di detaje të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Madje, babai tha se ende nuk ka komunikuar me policinë në lidhje me ngjarjen pasi gjëja e vetme që ka bërë është nxjerrja e trupit të pajetë të njërit prej djemve të tij nga spitali, ndërsa tjetri lufton për jetën!

“Djali më tha që e kishte shoqe shkolle. I kam thënë që hiq dorë nga goca se kemi hallet problemet tona. Se mbase e dashuron dhe do ta marrë për nuse. Mikeli është 19 vjeç. Më hollësisht mund ti japi vajza dhe djali për këto muhabete, Mikelin shyqyr zotit e kam gjallë, nga goja e tij do nxjerri diçka, edhe nga ana e vajzës.

Nuk di ta shaj atë vajzën… Unë si prind do jem shumë i drejtë, është gjynah dhe turp të diskutojmë. Ma futën djalin në dhe. Kjo 14 vjeçja është e vogël, por i vr au djemtë e mi. Unë nuk di gjë, nuk më ka sqaruar asgjë policia për këtë ngjarje. Vetëm kam nxjerrë djalin të vdekur nga spitali”, u shpreh babai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ IKSHPK publikon të dhënat, ja si paraqet situata e rasteve të infektimit me Covid në Kosovë
Artikulli tjetër“Mos ma ngacmoni motrën”/ Rrëfehet autori që vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain: Pasi më kërcënuan m’u errën sytë, nxora…