Diplomati amerikan Richard Grenell ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Advertisements
Sipas raportimeve në media, Grenell ka mbërritur me avion privat ndërsa agjenda e tij nuk dihet ende.
Vizita e Grenell përkon me atë të dy kongresmenëve republikanë dhe një demokrat që ndodhen aktualisht në Tiranë dhe janë takuar deri më tani me kryeministrin Edi Rama.
Advertisements
Grenell ka mbajtur më herët gjatë administratës Trump postin e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi. Por edhe pas largimit vizitat e tij në Shqipëri dhe rajon kanë qenë gjithnjë e më të shpeshta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!