Shqiptari kapet dy herë brenda ‘shtëpive të barit’ në Angli, habit gjykatësin: Erdha për të pastruar, më dhanë 100 £

Valter Gaxha, një 26-vjeçar shqiptar që u kap brenda një shtëpie të Nuneaton, e cila ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi pretendoi se ishte punësuar vetëm për atë ditë për të pastruar pronën. Por gjatë seancës gjyqësore, gjyqtari u bë skeptik pasi dëgjoi se Valter Gaxha kishte dhënë pikërisht të njëjtin justifikim kur ishte arrestuar në një fabrikë tjetër kanabisi dy vjet më parë.

Advertisements

Gaxha tregoi se ishte paguar me 100 paund nga një mik i tij më 21 qershor për të pastruar një shtëpi kanabisi dhe sipas tij kjo ishte arsyeja pse ishte gjendur aty. Por një arsyetim i tillë nuk u pranua nga gjykata pasi prokuori Michael Williams i tha gjykatësit:

Advertisements

Nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo është kryesisht për shkak të dënimit të tij të mëparshëm në qershor 2019 pasi ai u gjet në një pronë në Norwich me një organizim shumë të ngjashëm të kultivimit të kanabisit. Në shtëpi ishin pesë shtetas shqiptarë dhe me atë rast ai tha se ishte aty vetëm gjatë ditës, pasi iu ofruan 100 £ për të shkuar dhe për të pastruar pronën. Prokuroria thjesht nuk e pranon që në këtë rast, krejt rastësisht, edhe një herë ai ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar për të bërë një punë pastrimi prej 100 £.

Questions raised over forces cannabis farm cleaner role | UK Police News -  Police Oracle

Kur më pas policia shkoi në këtë pronë nuk ishte askush tjetër aty dhe i pandehuri fillimisht i tha policisë se ishte qiramarrësi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen 1 milionë eurot e sekuestruara, gjykata merr vendimin e papritur
Artikulli tjetër“Se kuptoj si e degjeneron veten në këtë lloj mënyre”/ Ada del kundër Alvisës. Edhe me Hysenin i kam 2 llafe