Për’puthen – Gjatë puntatës së “Për’puthen Prime” të së shtunës kanë ndodhur shumë të papritura që në qendër të vëmendjes ishin Hyseni dhe Alvisa.
Advertisements
Gjatë një lidhje live me emisionin, Hyseni tregoi se ai gjatë programit është rilidhur prapë me Alvisën, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video që Hysenit i kishin ardhur në rrjete sociale.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha se kërkoi të përballet me Bashkimin thjesht për ta sqaruar se është viktimë, ndërsa nga Alvisa ndihet i tradhtuar dhe shumë i prekur, sepse sipas tij e ka dashur shumë.
Advertisements
Nga ana tjetër, Alvisa mohoi gjithë akuzat e tij, duke thënë se i ka dhënë ‘shpresa’ Hysenit pasi është ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur. Hyseni gjithashtu tregoi regjistrime, foto e video ku Alvisa i thoshte se po bën lojë me djemtë aty dhe se do rikthehet me të.
Gjithashtu ai tha se edhe puntatën e Prime kur erdhi, e cila xhirohet më përpara, e panë bashkë në shtëpinë e tij të shtunën.
“Kjo bisedë është bërë 5 minuta para se unë të futesha në Prime. Vet me gojën e saj thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Gënjeni për lloj-lloj gjërash që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, por në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrsesi atë veprim. Pse këtu e pranon që të paskam kërkuar më parë të lije emisionin dhe të paguaja gjobën, aty në Prime thoje jo. Të vij turp moj vajzë as vetë nuk di për çfarë po gënjen më”, tha Hyseni.
Pas të gjitha gjërave që ndodhën, Alvisa i ka kërkuar publikisht Bashkimit ta falë, teksa shprehet se e kupton situatën e vështirë në të cilën ndodhet ai.
Ajo ka treguar se Bashkimi është arsyeja e vetme pse ajo është rikthyer në emision, pasi kishte një pëlqim shumë të madh për të.
i them Baskimit te pres
Nga ana tjetër, Alvisa shprehet se gjërat për publikun do të sqarohen me kalimin e kohës dhe e vërteta e kësaj historie do të mësohet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!