I eleminuari i së premtes në Big Brother Vipa, Ardit Çuni ndërsa ishte i ftuar sot në Fan Club ka shprehur kritika të shumta për produksionin.
Advertisements
Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.
Sipas Arditit, është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të Big Brother Vip.
Advertisements
“Rregullat janë thyer minimalisht 5 6 7 herë nga Monika, nga Donaldi.
Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi.
Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët.
Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!