Nëntori i pazakontë, diell dhe temperatura deri në 25°C, ja si do të jetë moti këtë javë

Në një parashikim përmbledhës për javën që presim përpara ajo që vlen për tu theksuar është moti i qëndrueshëm edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Advertisements

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e Martë parashikohet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash dhe në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Advertisements

Për ditët e mbtetura të javës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura por vranësirat do të jenë më të pakta dhe mot kryesisht i kthjellët për ditën e Enjte dhe atë të Premte.

Screenshot 2 10

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas sërish debati mes Ilirit dhe Donaldit: ‘Ti nuk tregon respekt’
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 8 Nëntor 2021