“Sillu mirë ose do t’mbush në plumba”/ Ekzekutoi Armando Beqirin në derën e shtëpisë, jepet dënimi për Angjelin Sterkajn

Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Armando Beqirajt! Vendimi është marrë më 23 tetor nga Gjykata e Islandës për vrasjen e ndodhur në mes të shkurtit, në prangun e shtëpisë së shqiptarit. Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria kërkoi që i dyshuari kryesor për vrasjen të dënohej 16-20 vite burg.

Advertisements

Ndërsa për tre të bashkëpandehurit: Murat Selivrada, Claudia Sofia Coelho Carvalho dhe Shpëtim Qerimi kërkohej dënimi deri në 6 vite, pasi akuzoheshin si bashkëpunëtorë të Sterkajt në vrasje. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, u vendos që shqiptari Sterkaj të dënohej me 16 vite burg, ndërsa të tjerët u shpallën të pafajshëm.

Në seancën gjyqësore, ku ndodhej edhe e veja e Beqirit, u vendos edhe shuma e dëmshpërblimit prej 70 milionë ISK (gati 500 mijë euro), të cilat do të ndahen për gruan Þóranna Helga, dy fëmijët e saj, madje dhe prindërit e Beqirit. Deri më tani është lajmëruar se vetëm Prokuroria ka ndërmend të apelojë vendimin, pikërisht për lirimin e 3 bashkëpunëtorëve.

Advertisements

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. Dy ditë para vrasjes, Angjelini kishte shkuar në banesën e viktimës duke i kërkuar që të sillej mirë, ndryshe do t’ja mbushte barkun me plumba.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Brenda 15 ditëve, në SHBA do dalin provat kundër Berishës”/ Avokati Ngjela: Ish-kryeministri i ka hipur “karrocës së Dylit”, kërkon të mundë flotat amerikane
Artikulli tjetërPlas sërish debati mes Ilirit dhe Donaldit: ‘Ti nuk tregon respekt’