“Seriozisht e kanë këta?!” Braçe habitet nga veprimi i liderëve botërorë: Njerëzit më të fuqishëm të botës kërkojnë fatin me monedha në shatërvanin e Romës

Liderët botërorë u mblodhën në Romë në Samitin e G20-ës, ku diskutuan mbi tema të ndryshme, por fokusi ishte te ndryshimet klimatike dhe rreziqet që vijnë prej saj.

Advertisements

Gjatë takimit në Romë ata u ndalën edhe te shatërvani i Trevit, i njohur për traditën e famshme të hedhjes së monedhave.

Por ky veprim i tyre ka habitur deputetin socialist Erion Braçe, i cili nuk e beson se liderët e kanë seriozishte me vendimin e tyre për të ndaluar prerjen e pyjeve deri në vitin 2030.

Advertisements

Postimi i Erion Braçes:

#HABIAEJAVES

SERIOZISHT E PATEN KETA?

Njerezit e me te fuqishem te Botes si VENDIMMARRES, kerkojne FATIN me monedha ne shatervanin e #Romes?!

Dhe ne fund vendosin:

NDALOJME PRERJEN E PYJEVE, SHPYLLEZIMIN DERI NE 2030!

9 vite per te ndalur shkaterrimin e natyres-pyjeve kur gjithcka eshte ceshtje vullneti?

Ndaj klima po hakmerret mbi grykesine e nje ekonomie gjithnje e per me pak njerez!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMakina Inteligjente kthehet në “tmerrin” e shoferëve, mbi 700 gjoba të vendosura në Durrës
Artikulli tjetër“Brenda 15 ditëve, në SHBA do dalin provat kundër Berishës”/ Avokati Ngjela: Ish-kryeministri i ka hipur “karrocës së Dylit”, kërkon të mundë flotat amerikane