Epike! Xherdan Shaqiri harron se është i shkurtër, tenton të kapet në traversë por më pas… (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është vetëm 1.69 dhe shpesh “ngacmohet” për këtë gjë.

Advertisements

Të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, mungesa e gjatësisë së Shaqirit shkaktoi një momentet paksa qesharak. Shaqiri luajti 90 minuta ndërsa Lyon triumfoi 3-0 ndaj Sparta Pragës në ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Mirëpo, Shaqiri “padashje” u bë viral në rrjetet sociale, pasi humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, ku gjuajtja e tij u ndal nga portieri Florin Nita.

Advertisements

Në shpejtësi e sipër Shaqiri u përpoq të kapej në traversë për të ndaluar hovin, që të mos e çonte në rrjetë. Por ky ishte një gabim i madh, pasi pavarësisht kërcimit të tij, Shaqiri nuk arriti të prekë as traversën dhe ra në tokë dhe përfundoi në rrjetë.

Ky episod ka marr reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi shumë tifozëve iu është dukur qesharak ky moment.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi javor, 8-14 nëntor 2021
Artikulli tjetër“Një taksist gjeti telefonin dhe e shiti, njëri nga teknikët e servisit bëri…”/ Detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit Hoxha