Zbardhet ngjarja e rëndë në zonën e ish-Bllokut, policia arreston dy persona (EMRAT)

Është zbardhur plagosja e 32-vjeçarit Ilir Shkurti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Advertisements

Policia ka arrestuar 2 persona, të identifikuar si Kridenc Meçollari dhe Renis Selimaj.

Ata tentuan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por u kapën brenda orësh nga Policia.

Advertisements

Sherri mes tyre dyshohet se ndodhi për motive të dobëta, ndërsa Shkurti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”.

Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes.

35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAtentat me dron në rezidencën kryeministrit, gjashtë persona mbesin të plagosur
Artikulli tjetër“I shkruante çupës llafe turpi, i kishte treguar edhe…”/ Ngacmimi s*ksual me i drejtorit me dy nxënëset, rrëfehet gjyshja e 14-vjeçares