Policia tregon detaje, kush është avokati i arrestuar për trafik droge (Emri+foto)

Joni Mosku është avokati që u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.

Advertisements

Mësohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Advertisements

Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.

Nuk dihet ende sasia e kanabisit që është sekuestruar, ndërkohë që policia po vijon me peshimin e saj.

Policia e Korçës është treguar hermetike në kryerjen e këtij operacioni, dhe në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare, qoftë për numrin e personave të arrestuar, qoftë edhe për sasinë e drogës që është kapur

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Plasën çokollatat këtej”/ Një çift i ri në “Big Brother VIP”?
Artikulli tjetërHistoria e panjohur që nxiti arratisjen e ministrit/ “Kur Enveri i shkoi në shtëpi për vdekjen e të vëllait që e helmoi Sigurimi, Panajoti i tha…”