Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, është gjetur këtë të shtunë pranë Malit të Dajtit.
Advertisements
Burimet thanë se efektivët e policisë kanë gjetur fillimisht një xhup me njolla gjaku dhe kjo i ka shtyrë të vijojnë me intensitet kërkimet në zonën e Malit të Dajtit.
Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që me ndihmën e një qeni kanë kërkuar në të gjithë zonën dhe kanë gjetur në humnerë trupin e pjetë të babait të dy fëmijëve.
Advertisements
Mësohet se rezulon që në trupin e viktimës të ketë shenja dhunë, por do të jetë mjekësia ligjore ajo që do e përcaktojë nëse këto shenja janë për shkak të rrëzimit në humnerë apo nëse është dh unuar pasi është marrë peng.
KAFJA E FUNDIT
Kafen e fundit biznesmeni Ruzhdi Hoxha e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua.
Rrushi u arrestua më 25 tetor, por Policia e Tiranës, në njoftimin zyrtar, deklaronte se ishte kapur si person në kërkim për tra fik dr oge, ak uzë për të cilën kishte lëshuar urdhrin e arr estit ndërkombëtar Gjykata e Genovas në Itali.
Në dosjen hetimore thuhet se duke ndjekur itinerarin e lëvizjes së mjetit tip “Passat”, kamerat e sigurisë e kanë fiksuar deri në afërsi të Qafë Mollës, në Malin e Dajtit.
Më pas, nga aty nuk kishin arritur të gjenin më asnjë gjurmë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, deri ditën e shtunë ku trupi i pajetë i tij u gjet në humnerë.
Djali i biznesmenit të zhdukur: Ditën e fundit ishte me një shok të vjetër
Samir Hoxha, djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, thotë për “Klan Neës” se ai ka dalë me shoqërinë, me të cilët njihej prej vitesh.
Njëri prej shokëve të tij është dhe Fredi Rrushi, i cili është tashmë i arrestuar nga Policia.
Policia ka ngritur dyshime se ngjarja ka të bëjë me çështje borxhi, të cilat familjarët i mohojnë kategorikisht.
Samir Hoxha shprehet se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt të dyshimte për kërkim të shumave monetare apo pretendim për rrë mbim të 43-vjeçarit.
“S’ka lidhje çështje borxhesh. Se unë po shoh edhe disa media që po shkruajnë për çështje borxhesh e materiale ndërtimi.
Me vëllanë kemi 2 biznese, 3 me gjithë karburantin. Kemi 3 biznese, unë me babin. Nuk kanë lidhje fare.
Bizneset ne i kemi në zgjerim, jo në falimentim. Ne nuk kemi asnjë biznes në falimentim. I kemi të gjithë në zgjerim e sipër. Nuk ka lidhje, nuk ka pasur borxhe, po të ketë pasur unë do ta dija. Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje.
Thjesht disa gënjeshtra që i bëjnë mediat kot më kot nga mendja e vet, sepse mua nuk më ka pyetur njeri. I pari që vjen e më pyet je ti. Nuk është se më ka pyetur njeri. I thonë nga mendja e vet, nga aludimet e veta. Me këto 2 biznese jemi marrë. Me fabrikë betoni dhe karburant. Me mua është marrë gjatë gjithë kohës”, shprehet djali i biznesmenit të zhdukur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!