Hidhet në erë Range Rover-i në Tiranë , kush është ish-noterja që u sùlmua me eksplòziv (FOTO+EMRI)

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Tiranës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm me tritol, duke bërë që të tremben banorët e zonës së Komunës së Parisit.

Advertisements

Një sasi e konsiderueshme me tritol shpërthyen në një makinë luksoze tip Range Rover në pronësi të shtetases Rezarta Kocci, një ish-notere të cilës i është hequr licensa.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm pasi është dëgjuar në pjesën më të madhe të Tiranës, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Osman Myterizi, aty ku makina luksoze gjendej e parkuar në momentin e shpërthimit dhe ka marrë dëme të konsiderueshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Përplasen dy makina në mesnatë, ndërron jetë gruaja e njërit prej shoferëve (EMRI)
Artikulli tjetërE papritur! Wanda Nara poston fotografi me ish-bashkëshortin pas ndarjes nga Mauro Icardi