Elbasan /Informacion paraprak
Advertisements
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Advertisements
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku ka humbur jetën një person ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij pas një sherri mes të rinjsh.
“Fax News” ka zbuluar emrat Florenc Kovaci (I plagosur) dhe Mikel Kovaci (Viktima)
Burime për Fax News bëjnë me dije se mollë sherri ka qenë një femër. Pikërisht për të sherri mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!