Rasti i parë i “Delta Plus” është konfirmuar në Kroaci dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë deputetja kroate, Ivana PAvic Simetin.
Advertisements
“Sot është shënuar rasti i parë i delta plus në Çakovec. E kemi ditur se është te dera. Nga përvoja me delta dhe alfa do të shihet se sa i rrezikshëm është. Dihet se është më ngjitëse se delta”, tha ajo.
Opsioni i vetëm për të gjithë ne është vaksinimi, tha ajo, duke shtuar se Mexhimurja është një rajon relativisht mirë i vaksinuar, mbi 60 për qind, por ende nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrën që po e shohim aktualisht”, tha ajo në një emision.
Advertisements
Së fundmi një nga variantet që ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve të shëndetësisë ka qenë pikërisht variant AY.1, ose delta plus.
Kujtojmë se në muajin qershor Ministria e Shëndetësisë në Indi e klasifikoi si një variant shqetësues pasi sipas tyre ai është më ngjitës dhe lidhet më lehtë me qelizat e mushkërive.
Delta plus ka një mutacion spiku (S) K417N në proteinën që delta nuk e ka. Ky mutacion u gjet më parë në disa nënvariante të alfa që dominonin para deltës dhe në variantin beta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!