Vaksinimi kundër Covid-19 për fëmijët e sëmurë është një domosdoshmëri që do t’i shpëtonte ato nga format e rënda apo hospitalizimet. Të këtij mendimi janë ekspertët e Komitetit të Vaksinimit që kanë miratuar injektimin e vaksinës në kategoritë e riskut.
Advertisements
Shefja e pediatrisë Gjeorgjina Kuli shprehet se aktualisht vaksinimi është e vetmja armë për të luftuar Covid 19.
“Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë, momentalisht është e vetmja armë që kemi për të luftuar këtë sëmundje, pavarësisht që mund të thonë se edhe të vaksinuarit janë prekur por graviteti i sëmundjes ka qenë shumë i ulët për të mos thënë që ka reduktuar maksimalisht numrin e të shtruarve në spital dhe rastet ne terapi intensive”, ka thënë Kuli.
Advertisements
Duke ju referuar disa studimeve se vaksina anti-Covid mund të shkaktojë miokardit apo perikardit tek fëmijët Kuli thotë se ky risk është edhe nëse infektohen nga Covid.
“Doja të thoja që me të vërtetë ndodh, por çdo fëmijë që infektohet me Covid ka rrezikun e miokarditit dhe ne kemi pasur mbi 50 që kanë patur përfshirjen multisitemike inflamatore kemi pas në të gjitha rastet interesim kardiak, prekje të zemrës, pavarësisht se kanë kaluar por vetë infeksioni përbën një rrezik shumë të madh për këto patologji në krahasim me vaksinën e aplikuar”.
Kuli thotë se ecuria e Covid-19 është e parashikuar dhe ka patur raste komplikacionesh dhe tek fëmijët e shëndetshëm, ndaj apelon për vaksinim, i cili në një fazë tjetër pritet të shtrihet tek të gjithë fëmijët
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!