Të nderuar lexues, gjeni më poshtë horoskopin për ditën e katërt të muajit, 4 nëntor 2021 nga astrologu italian Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.
Advertisements
Dashi
Për të përjetuar dicka të bukur në dashuri, duhet të prisni fundjavën. Ndërkohë, menaxhoni cdo situatë me qetësi. Në punë do të keni lajme shumë të mira. Do të arrini të siguroni një kontratë të mirë ose të negocioni për një cështje që ju ka munduar prej kohësh.
Advertisements
Demi
Dita do të jetë tepër interesante pasi do të përjetoni emocione shumë të bukura me gjysmën tuaj më të mirë. Ndërkohë, në punë mund të përballeni me situata të ndryshme, por nuk duhet të keni frikë.
Binjakët
Keni ende disa cështje për të sqaruar në historinë tuaj të dashurisë dhe më pas do të vijnë momentet e ëmbla. Edhe në punë mund të keni probleme, por nuk duhet të dorëzoheni. Në këtë mënyrë do të arrini të zgjidhni gjithçka.
Gaforrja
Mundohuni të shmangni keqkuptimet në romancë, sidomos nëse ndjeni se jeni të nevrikosur. Kjo është mënyra e duhur për të mos përkeqësuar situatat. Nga ana tjetër, do ju lindin ide të mira për të arritur sukses në punë dhe kjo vjen falë Mërkurit.
Luani
Nëse keni pëlqim për dikë, do ishte mirë të shkoni ta takoni. Nëse prisni fundjavën, do të merrni një surprizë të këndshme. Ndërsa në punë, ide të reja do të vijnë të dielën dhe do të zhvilloni një projekt për ditët në vijim.
Virgjeresha
Hëna është në anën tuaj sot, një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Në punë, ju mund të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej ditësh.
Peshorja
Në romancën tuaj duhet të sqaroni disa cështje shumë të rëndësishme. Ndërsa ata që kanë nisur një projekt në punë, është e sigurt që do të arrijnë sukses nëse vazhdojnë me këtë ritëm.
Akrepi
Më në fund do të ketë ditë super të lumtura për ju. Harroni cdo tension që keni përjetuar, lini debatet në të kaluarën dhe shijoni romancën me partnerin. Kjo situatë nuk do të jetë në punë. Aty do të përballeni me situata tensionuese.
Shigjetari
Do të jeni të shqetësuar në punë sepse do të ndodhin disa ndryshime, por mundohuni t’i kaloni me qetësi. As në dashuri nuk ka dicka premtuese. Një situatë e ditëve të fundit do ju ngarkojë gjendjen tuaj.
Bricjapi
Në dashuri, ka ardhur koha për t’u rikthyer në lojë. E premtja është dita ideale për të bërë veprimet që i keni menduar prej kohësh. Edhe në punë është periudha juaj më e mirë pasi do të keni takime të reja.
Ujori
Në dashuri kini kujdes me fjalët. Keni shumë gjëra për të bërë, por mos krijoni tension. Edhe në punë keni probleme për të zgjidhur, por do ia dilni të zgjidhni gjithçka nëse ruani qetësinë.
Peshqit
Në dashuri, e premtja do të jetë dita juaj pasi po ju pret dikush. Në punë do të merrni një lajm të mirë. Nëse jeni duke pritur për një ngritje në detyrë apo pozicion të ri, mos hezitoni ta pranoni.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!