E dhimbshme/ Studentja 23-vjeçare humbi jetën në aksidentin e rëndë, homazhet do të mbahen nesër në Fakultetin e Drejtësisë

Renada Muneka është studentja 23-vjeçare që humbi jetën në lule të rinisë, në një aksident tragjik në Durrës pak ditë më parë.

Advertisements

Ajo ishte duke udhëtuar me makinë me një 22-vjeçar, teksa në aksin rrugor Plepa-Shkozet, “Volksvageni” humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.

Renada Muneka ishte studente në Fakultetin e Drejtësisë. Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse, ndërsa nesër në orën 11:00 do të mbahen homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Advertisements

Studentë të shumtë janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë teksa kanë lënë komentet prekëse në rrjetet sociale.

“Engjëlli më i bukur i parajsës. Gjysma e shpirtit tim. Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për të renë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas ‘Sherri’ mes PD dhe PS, ja çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, e enjte 4 nëntor 2021