Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në Kosovë e Metohi, nuk ka nevojë për rusët apo të tjerë të huaj, mjaftojnë serbët e lindur atje, deklaroi ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin, i cituar nga mediat vendase.
Advertisements
Vulin u shpreh se Serbia nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë. Ai përdori sërish termin fyes “shiptari”, duke folur për “dergimin e forcave arrogante në veri, që të përulur dhe të frikësuar i tërhoqën në jug”.
Komentet e Vulin duket ishin përgjigje ndaj deklaratës së ish komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri i brendshëm po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i dërguar në veri të Kosovës.
Advertisements
“Prania ruse në Ballkan është shumë e qartë, dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se ka njerëz nga Rusia e Serbia të pranishëm çdo ditë në Mitrovicën e Veriut. Qëllimi i Rusisë dhe Republikës Srpska është të jenë të pranishme në veri, e të krijojnë tensione të ndryshme atje.
Po e shikojmë situatën në Bosnjë ku Milorad Dodik kërcënoi me fuqizimin e forcave të tij ushtarake dhe policore duke paralajmëruar mundësinë e një ndarjeje të federatës boshnjake”, është shprehur ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!