“Qeveria ka formuluar një paketë të re masash që nisin zbatim nga e shtuna e ardhshme për të mbrojtur rreth 3 milionë personat e vaksinuar mbi moshën 12 vjeç kundër koronavirusit që po përhapet në vend, si dhe shëndetin publik dhe spitalet të cilët tashmë janë të mbingarkuara”, shkruan Protothema.
Advertisements
Mësohet se personat e pavaksinuar në Greqi do të lejohen të hyjnë në zyrat e qeverisjes vendore, banka, dyqane dhe parukeri vetëm nëse tregojnë një test negativ për COVID-19.
Po ashtu, do të duhet të paraqesin një test negativ në punë dy herë në javë dhe kjo, e paguar me paratë e tyre.
Advertisements
“Në supermarkete dhe farmaci do të hyhet pa teste”, tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Sipas ministrit Plevris, qytetarët e pavaksinuar janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me COVID-19 dhe për këtë arsye duhet të bëjnë më shumë kujdes.
“Nuk është e mundur të vendoset sërish një bllokim mbarëkombëtar”, theksoi ai.
Në Greqi, numri i infeksioneve të reja ditore është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Të martën u raportuan 6 700 raste të reja, një rekord që nga fillimi i pandemisë.
Pothuajse 90 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv COVID-19 janë të zëna, me 85 për qind të këtyre pacientëve të pavaksinuar
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!