‘E kam shok, por jam xheloze’, Fifi dhe Semi sherr për Granitin

Skenat e xhelozisë kanë qenë të shumta prej Fifit kundrejt Granitit, edhe pse dyshja kanë vendosur të mbesin vetëm miq. Gjatë spektaklit të sotëm Fifi zgjedh të sqarojë njëherë e mirë për banorët dhe publikun gjithë qendrimin e saj në këtë marrëdhënie.

Advertisements

“Kemi vendosur të jemi vetëm shok, por duhet ta kuptoni që unë në shoqëri jam shumë herë më xheloze sesa në një lidhje”, tha ajo.

Advertisements

Ndërsa Semi rrëfeu se ka pasur kontakt me Granitin vetëm kur kanë hyrë në dhomën e dënimeve, gjë që Fifi theksoi se nuk i pëlqeu aspak.

Semi: Gjatë periudhës që Graniti dhe Fifi kanë diskutuar gjërat e veta, 3 javë nuk kam folur me Granitin për të mos e bërë Fifin të ndihet keq. Hera e parë që kam ndenjur vetëm me të kur isha tek dhoma e dënimit. Nuk mbaja mend asgjë kështu që kur u sqaruan, bëmë disa muhabete dhe fillova të kisha marrëdhënie normale si me Kledin, Donaldin, Sabin.

Fifi: Pikërisht këtë që nuk ke folur kur kam qenë unë e kur nuk kam qenë unë më ka bërë të dyshoj se është tendencioze. Kjo më bën të dyshoj se ka diçka. Nuk e kam diçka atë njeri.

Semi: Tani që e ke shok bëhesh xheloze.

Fifi: Po jam dhe e them.

Graniti: Unë e kam prekur që me Fifin jemi sqaruar. Është person që e kam përzemër, por kam shoqëri dhe me Semin. Këtu gjërat po keqkuptohen ndonjëherë. Ka prekje e përqafim dhe vjen deri tek situata e keqe. Nuk dua të bëj askënd të ndihet keq.

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKy shtet europian do të jap 500 euro pagë mujore për të rinjtë e papunë, ja kriteret që duhet të plotësojnë
Artikulli tjetër“Salt Bae” kërkon kuzhinier të ri, mishin e shet 1000 euro, por nuk do e besoni sa është paga