Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi duke nxitur të rinjtë që të bëhen pjesë e një trajnimi që do të zbulonte aftësitë e tyre në profesione në fusha të ndryshme të jetës.
Advertisements
A po josh në këtë mënyrë Presidenti Emmanuel Macron, të rinjtë francezë në prag të zgjedhjeve? Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Macron ka thënë se të rinjtë të moshës 16 – 26 vjeç do të përfitojnë 500 euro në këmbim të trajnimit.
“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në 20 orë trajnim në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë”, shkruan Macron në postimin përkatës.
Advertisements
Qeveria Macron po promovon këtë projekt për të rinjtë në një kohë kur vendi është në periudhën parazgjedhore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!