Përplasjet dhe ngritjet e vazhdueshme mes Ilirit dhe Donaldit, duket se i kanë shqetësuar banorët e ‘Big Brother VIP’. Mirëpo pas sherrit të tyre të fundit, ‘Vëllai i madh’ vendosi që t’iu dënonte të dy këta konkurrentë.
Advertisements
Ata të dy do t’i kalonin njëri-tjetrit një top dhe nuk duhej ta mbanin në dorë më shumë se 10 sekonda. Dënimi kishte edhe shpërblim për të gjithë banorët.
Gjatë kohës së lojës së tyre, Donaldi dhe Iliri ranë në qetësi dhe komunikonin për gjëra të ndryshme. Në këtë mënyrë nuk pati asnjë debat dhe banorët dukeshin në harmoni me njëri-tjetrin.
Advertisements
Kledi që i ka vënë re ata të dy se si komunikonin në qetësi, teksa ishte në dhomën e rrëfimit shprehet se më në fund ranë në qetësi. Me shaka shprehet se pastaj do t’i rrahë ai që ta lënë rehat.
“O shyqyr Zotit. Thashë ka Zot, se na kanë lodhur, na kanë nxirë jetën. Dhe sa të mbarojnë do ti rrah të dy, e të më lënë rehat. Se ja, na doli shpirti. Shpirti na doli. E tani sikur nuk ka ndodh asgjë, luajnë aty. Me të ik mendja, me të ik mendja”, shprehet ai teksa shton: “Bravo Vëllait të Madh”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!