Paloma ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku ka treguar se pas daljes nga “Big Brother” është përballur nga komente të shumta pozitive, por edhe negative.
Advertisements
Ajo ka zbuluar se fansat e Donaldit e kanë sharë me adresa fallco, duke i thënë fjalë nga më të ndryshmet.
Advertisements
“Impakti i parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother kanë qenë njerëzit. Mesazhe të jashtëzakonshme, dashamirëse, njerëz që më përqafonin në rrugë, njerëz që ngriheshin nga lokali duke më puthur e duke më thënë pse ike, pse u largove…Nuk ka vlerësim më të madh sesa ti kur del mbas një izolimi gati 1 mujor, të prekësh gjithë përqafimet e munguara në atë periudhë. E më vjen shumë keq që njerëz me profile fallco mundohen të degradojnë figurën e çdokujt aty brenda. E ti thuash dikujt, negative, e shpifur, pse nuk ja dhe dorën, thashethemexhie…Aktualiteti yt janë ata njerëz çfarë mund të bësh më shumë se të flasësh, sepse ajo është jeta ty brenda.
Më duket sikur është bërë një grupim nga pjesa e Donaldit, sepse profile me nga tre ose pesë followers-a mua më duket tendencioze. Të arrij tjetri në degjenerime, më duken njerzit më pa nivel. Ishte një grupim tifozash. Nuk mund të hedhësh baltë mbi figurën e njeriut. Jo çdo njeri në jetë mund ta duash, jo çdo njeri mund të jet shoku yt, se pastaj fundja fundit nuk je më e sinqertë”, është shprehur Paloma.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!