Moti plot surpriza gjatë kësaj jave, meteorologia Adiola Bani tregon si do të jëtë koha këtë fillim nëntori

Moti në vendin tonë sot ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë pasdites do të shtohen në territorin kryesisht në zonat perëndimore, ku pritet të ketë edhe momente me pika shiu gjatë orëve të mbrëmjes.

Advertisements

Sipas, Meteoalb, nata dhe kryesisht dita e martë do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa dita e mërkurë dhe e enjte do të izolojnë reshjet vetëm në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe pjesa tjetër e territorit do të mbetet me kthjellime.

Meteorologia Adiola Bani bën me dije se gjatë së premtes do të përmirësohen dukshëm kushtet atmosferike, duke rikthyer kthjellimet. Temperaturat e ajrit nga sot dhe deri ditën e mërkurë do të mbeten në vlerat termike 4 gradë në vlerat miminale, ndërsa maksimumi parashikohet drejt vlerës 22-23 gradë. Ndërsa duke filluar nga mesdita e së enjtes do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMësojini tani! Ja shenjat më të favorizuara të horoskopit për 2 muajt e fundit të 2021
Artikulli tjetërGjithë banorët e kësaj zonë në panik, formohen të çara misterioze në tokë, ja çfarë thonë ekspertët