Shtrëngata shiu me rrufe, ja si do të jetë moti këtë fillim nëntori

Po afrohemi drejt fundit të vjeshtës e do të përjetojmë tiparet e saj të theksuara.

Advertisements

Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare. Përkohësisht me shkarkesa elektrike. Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.

Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata. Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.

Advertisements

Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si më poshtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 1 Nëntor 2021
Artikulli tjetërU zunë përsëri me njëri-tjetrin, ‘Big Brother’ ndëshkon Donaldin dhe Ilirin