‘Semi nuk vuan nga ankthi, shtiret’, plas sherri në ‘Big Brother VIP’

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP”. Monika ka hedhur akuza se Semi nuk vuan nga ankthi, por po e përdor për spektakël.

Advertisements

Kjo deklaratë e saj është mbështetur nga Arjola dhe Paloma, por është kundërshtuar nga pjesa tjetër e banorëve dhe opionionistët.

Semi: Të thuash ashtu për përjetimet e mia nuk më duket normale dhe aq më teper që unë tallem me diçka të tillë. Nuk e di sa e sëmurë mund të jem

Advertisements

Monika: Atë që unë e kam thënë, po e them dhe sot. Semi është një vajzë shumë e zgjuar, një gocë që di të flasë jashtëzakonisht mirë me ne dhe këtë e pashë dhe te dhoma e dënimit. Ishim gati një ditë e gjysmë dhe Semi, po e them sinqerisht se kam aq përvojë sa t’i njoh njerëzit, Semi ishte jashtëzakonisht mirë, komunikonte me ne, gatoi, qeshte…

Semi: Nuk më duket normale

Donaldi: Nuk mundem të të dëgjoj se je anormale të betohem

Paloma: Po nuk po flet për ty more, po flet për Semin

Arjola: Lërë të japë mendimin e saj

Semi: Mendimin e saj për çfarë Arjola? Se ti the që nuk kalon ankthi aq shpejt

Arjola: Nuk kalon sepse e ke me receta doktori. Kam parë dy situata. Një me Fifin që e degradove vetë shkopi, shkopi dhe Fifi më thoshte vazhdimisht Arjola nuk dua të flas se do vëmendje. Në momentin kur është ngrit Fifi dhe të ka thënë “Ti ke frikë nga unë?”, si mund të kesh frikë nga shoqja jote? Ke ngrënë bukë me të. Mund të kem frikë nga të gjithë por nga shoqja ime nuk kam

Balina: Gjëja më e shëmtuar që shoh është mënyra si instrumentalizohet vuajtja e tjetrit. Askush nga ne nuk ka tagrin për të vënë diagnoza dhe kush ka të drejtë, kush vuan e kush jo. Eshtë e papranueshme që përdoret nga ju kjo situatë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMonika Lubonja shpërthen në lot, e bija e surprizon në ‘Big Brother’
Artikulli tjetër‘Bora përmendet non-stop’, Donaldi merr këtë vendim drastik në lidhje me moderatoren