Lajmi fundit/ Bie numri i të infektuarve në vendin tonë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 7 persona, ndërkohë nga 3.973 teste të kryera, 467 kanë rezultuar pozitiv me covid-19.

Advertisements

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 427 persona kanë arritur të mposhtin koronavirusin duke çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Advertisements

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,973 testime, 467 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 427 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

Janë 7,561 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:, dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qyetetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 467

Të shëruar në 24 orë 427

Të shtruar në spitale 159

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3,973

Testime totale 1,301,207

Raste pozitive 184,340

Raste të shëruara 173,870

Raste Aktive 7,561

Humbje jete 2,909

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,871

Fier 892

Durrës 664

Shkodër 489

Elbasan 320

Vlorë 300

Gjirokastër 246

Lezhë 200

Berat 192

Korçë 176

Kukës 134

Dibër 7

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZayn Malik i rrahu vjehrrën, vjen reagimi ‘i fortë’ nga Dua Lipa!
Artikulli tjetërA e ka qëlluar apo jo nënën e saj Zayn Malik? Gigi thyen heshtjen dhe rrëfen të vertetën