Ministria e Financave ka hartuar një draft në ligjin për akcizat, në të cilin propozohet që gazi i lëngshëm për çfarëdolloj përdorimi t’i nënshtrohet një akiceze 6 lekë për litër.
Advertisements
Nga kjo akcizë e shtuar pritet që buxhetit të shtetit t’i shtohen 3 milionë euro, që do të paguhen kryesisht nga familjarët. Deri më tani gazi i lëngshëm i nënshtrohet akcizës 8 lekë për litër vetëm kur përdoret nga autoimjetet.
Me anë të këtij projektligji, Ministria e Financave synon të ndalë abuzimet që bëhen me gazin, pasi nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, vetëm 1/3 deklarohet se përdoret për automjetet.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!