TIRANE
Advertisements
Bir Brother VIP është aktualisht një prej spektakleve që tërhequr kureshtjen e publikut. Banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tashmë janë ambientuar me jetën e re dhe ata ndajnë shpesh histori dhe rrëfime personale.
Kështu ka ndodhur edhe me njërin prej banorëve, ish-futbollistin, Granit Cana, i cili si rrallë herë ka hapur zemrën për të treguar një histori dashurie.
Advertisements
Gjatë diskutimit me Fifin dhe Iliri, ai ka treguar se jashtë ka lënë një vajzë për të cilën ende ka ndjenja të forta për të.
“Është nga Peja, kam bashkëjetuar me të, është ndjenjë shumë e fortë, nëse ndonjëherë kam dashuruar me zemër është ajo, në fillim ishte shumë mirë por u shpenzuam duke qëndruar shumë bashkë, dhe erdhi një moment që veç grindeshim. Janë ftohur gjërat, por zemra akoma rreh për të”, ka treguar Graniti.
“E kam pasur të vështirë të tregoj në fillimi, familja e saj nuk e di, askush përveç motrës së saj, ndërsa familja ime ishte në dijeni. Vetëm në punë që shkoja, edhe drejt te ajo, vazhdimisht kemi qenë bashkë. Një herë më kanë dal edhe lot për të, është diçka që nuk mund ta mohoj. Nëse e sjellin këtu do ta shihni çfarë ndjenje është”, është shprehur Graniti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!